Artistja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“99 sfida” mban titullin kënga e radhës e këngëtares, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
“99 herë të bie s’ndal. Prapë do të ringrihem, prapë do t’ia dalë”, tha ajo në njoftimin e këngës.
Teksti është shkruar nga Alban Kondi, Erion Isai dhe Aurela, kurse për muzikën është përkujdesur Kledi Bahiti.
Miksimi dhe masterizimi i këngës u bë nga Shpëtim Saraçi dhe siç ka thënë Gaçe, kjo përfaqëson më së miri idealet e besimet e saj.
Ky projekt përcjell një mesazh të qartë që njerëzit nuk duhet të dorëzohen asnjëherë pavarësisht sfidave.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Aurelës. /Telegrafi/