Për të dytin vit radhazi, Aurela Gaçe është shpallur fituese e Festivalit Kënga Magjike. Këtë edicion triumfoi me baladën “Akoma jo”.

E treta në renditje ishte Juliana Pasha, ndërsa në vend të dytë u rendit Endri Prifti.


Çmime fituan shumica e yjeve kryesore pjesëmarrëse në këtë edicion të këtij festivali. Ndër fituesit ishin këngëtarët, si Juliana Pasha, Albërie Hadërgjonaj, Stresi, Shpat Kasapi, Flori Mumajesi e shumë të tjerë.

Më poshtë lista e plotë e fituesve:

Çmimi i TV Klan – Mariza Ikonomi ft Klea

Çmimi Telekom Albania – Renis Gjoka

Çmimi Magjia e parë – Janex Trio

Artisti i ri më i mirë – Venera Lumani ft Lind Islami

Kënga stil – Revolt Klan

Kënga më e mirë hip-hop – Stresi

Kënga më e mirë rok – Altin Goci

Çmimi i RTV21 – Shpat Kasapi

Kantautori më i mirë – Endri Prifti

Dueti më i mirë – Erik Lloshi dhe Angjela Peristeri

Çmimi tendencë – Semi Jaupaj

Balada më e mirë – Gerta dhe Klejti Mahmutaj

Artisti më i klikuar në internet – Flori Mumajesi

Çmimi diskografik – Stine

Interpretimi më i mirë – Aurela Gaçe

Çmimi i kritikës – Albërie Hadërgjonaj

Vokali më i mirë – Juliana Pasha

Vendi i tretë – Juliana Pasha

Vendi i dytë – Endri Prifti

Vendi i parë – Aurela Gaçe

/Telegrafi/