Auditori i Përgjithshëm thekson se ndotja e ajrit në Kosovë është shqetësuese për shëndetin e qytetarëve, e akoma më shqetësues është fakti se institucionet përgjegjëse ende nuk kanë ndërmarrë masa konkrete për të përmirësuar këtë gjendje, ndërsa në anën tjetër qytetarët nuk janë të informuar me kohë lidhur me këtë problematikë.
Bazuar në ndikimin dhe rëndësinë e madhe që ka kjo problematikë në shëndetin e qytetarëve, Zyra Kombëtare e Auditimit thekson se ka ndërmarrë dy auditime lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe cilësinë e ajrit.
Në vitin 2016 është publikuar raporti “Qëndrueshmëria e masave kombëtare për mbrojtjen e mjedisit” ndërsa në muajin maj të vitit 2018 është publikuar raporti “Mekanizmat institucional për rregullimin ligjor, monitorimin dhe raportimin e cilësisë së ajrit”.
“Raportet e auditimit tregojnë se kontrollet e cilësisë së ajrit në Kosovë nuk janë mbështetur dhe e fuqizuar plotësisht nga korniza e nevojshme ligjore, si dhe sistemi i monitorimit dhe raportimit nuk është plotësisht funksional. Po ashtu, në nivel lokal ekzistojnë parregullsi të ndryshme në miratimin e planeve lokale për mjedis, në raportimin e zbatimit të këtyre planeve si dhe në përtëritjen e planeve në momentin kur ato nuk janë të vlefshme”, thuhet në komunikatë.
Të dy auditimet kanë konstatuar, midis tjerash, se parametrat e rrezikshëm për shëndetin e njeriut siç janë grimcat e pluhurit PM10 dhe PM2.5, nuk janë raportuar për muaj të tërë, e sidomos gjatë muajve të dimrit kur këta parametra arrijnë vlera maksimale.
Pavarësisht monitorimit dhe raportimit të mangët, në ato raste kur është raportuar, janë regjistruar tejkalime alarmante të parametrit PM10 që kanë arritur deri në 400% tejkalim të vlerave normale.
Auditori i Përgjithshëm thekson se ajri i ndotur ka ndikim të konsiderueshëm si në shëndetin e qytetarëve ashtu edhe në ekonomi, duke shkurtuar jetëgjatësinë e qytetarëve, rritur kostot mjekësore si dhe reduktuar produktivitetin e ditëve të punës.
Përkundër faktit që Zyra Kombëtare e Auditimit, ka dhënë rekomandimet e veta, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit, institucionet përgjegjëse ende nuk kanë hartuar planet e veprimit, duke treguar mungesën e vullnetit dhe përgjegjësisë institucionale që shqetësimet lidhur me mjedisin dhe cilësinë e ajrit të adresohen me kohë.
Lidhur me këtë Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, u bënë thirrje Institucioneve Përgjegjëse, përkatësisht Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit, Institutit Hidrometeorologjik si dhe Komunave që të vazhdojnë t’i trajtojnë me prioritet rekomandimet të cilat rezultojnë nga auditimet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe cilësinë e ajrit për të përmirësuar gjendjen aktuale.
Përmirësimi i ngecjeve të identifikuara, do të ndihmoj në identifikimin e masave konkrete për të përmirësuar gjendjen e cilësisë së ajrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze