Thënie nga: Leonardo da Vinci
● Teksa mendoja se po mësoja si të jetoja, kam mësuar si të vdes.
● Thjeshtësia është sofistikimi më i madh.
● Të mësuarit nuk e lodh kurrë mendjen.
● Mashtrimi më i madh nga i cili vuajnë njerëzit, është nga opinion i tyre.
● Nuk mjafton të dish; duhet të veprosh. Nuk mjafton të jesh i gatshëm; duhet të veprosh.
● Pse syri e sheh një gjë më qartë në ëndrra, sesa imagjinata kur je zgjuar?
● Kush mbjell virtyt, korr nder.
● Aty ku ka britma, nuk ka njohuri të vërteta.
● E gjithë njohuria jonë e ka origjinën në perceptimet tona.
● Ashtu si një ditë e kaluar mirë sjell gjumë të lumtur, ashtu edhe një jetë e kaluar mirë sjell vdekje të lumtur.
● Lotët vijnë nga zemra dhe jo nga truri.
● Koha zgjat mjaftueshëm për këdo që do ta përdorë.
● Kënaqësia më fisnike është gëzimi i të kuptuarit.
● I varfër është nxënësi që nuk e kalon mësuesin e vet.
● Ka kohë që më kishte rënë në sy se njerëzit me arritje rrallë rrinin duarkryq dhe i linin gjërat t’u ndodhnin. Ata lëviznin dhe u paraprinin gjërave.
● Janë katër fuqi: kujtesa dhe intelekti, dëshira dhe lakmia. Dy të parat janë mendore dhe të tjerat sensuale. Tri shqisat, shikimi, dëgjimi dhe nuhatja nuk mund të parandalohen mirë; nuk mund të prekësh diçka dhe të mos shijosh asgjë.
● Njerëzit me gjenialitetin më të lartë kur bëjnë më pak punë, janë më aktivët.
● Ka tre klasa njerëzish: ata që shohin, ata që shohin kur u tregohet diçka dhe ata që nuk shohin.
● Gjithmonë e kam ndjerë se është fati im të ndërtoj një makinë që do ta lejonte njeriun të fluturonte.
● Ai që dëshiron të jetë i pasur brenda një dite, do t’i duhet me siguri një vit për të qenë i tillë.
● Natyra nuk i thyen kurrë ligjet e veta.