Filozofia e portalit Telegrafi është që “aty ku janë lexuesit, të jemi edhe ne”, andaj portalin mund ta ndiqni edhe përmes aplikacioni të ri ‘Threads’ – për momentin përmes dy profileve zyrtare, Telegrafi.com, si dhe Telegrafi Sport.
Kompania mëmë Meta ka lansuar aplikacionin e saj ‘Threads‘ me synimin kryesor që të bëhet “konkurrenti” kryesor – madje për t’ia kaluar Twitter.
Bëhet fjalë për platformën e Meta-s, që ka një ngjashmëri të madhe me Twitter-in, që do t’u lejojë përdoruesve të bëjnë postime deri në 500 karaktere, përcjell Telegrafi.
Sipas ekspertëve, Threads mund të tërheqë përdoruesit e Twitter-it të cilët mund të jenë të pakënaqur me ndryshimet e fundit në platformë.
Dhe nëse trendi i orëve të para vazhdon, ky aplikacion pritet vërtet të jetë i suksesshëm.
Kjo pasi që, në vetëm 10 orët e para, në aplikacion u regjistruan mbi 10 milionë njerëz – siç ka thënë shefi Mark Zuckerberg.
Ndërkohë, siç edhe mund të pritej, lansimi i këtij aplikacioni nuk ka mbetur “pa u vënë re” edhe në Kosovë.
Kështu, menjëherë pak pas lansimit, pjesë e tij janë bërë figura të ndryshme publike në Kosovë, përfshirë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Veç figurave publike, pjesë e platformës janë bërë edhe media të shumta botërore dhe të tilla në Kosovë, përfshirë edhe Telegrafi.com.
Andaj, portalin Telegrafi mund ta ndiqni edhe përmes kësaj platforme, për momentin përmes dy profileve zyrtare, Telegrafi.com, si dhe Telegrafi Sport. /Telegrafi/