Klubi spanjoll, Atletico Madrid ka konfirmuar pesë raste të testimit pozitiv me COVID-19 në skuadër, ku mes tyre gjendet edhe trajneri Diego Simeone.
Rregullat e reja të La Ligës nënkuptojnë se klubet duhet të testojnë të gjithë lojtarët me teste PCR përpara se të kthehen nga pushimet e Krishtlindjeve.
Ne kemi parë tashmë rreth 200 teste pozitive të konfirmuara në La Liga dhe Segunda Divisioc, dhe Atletico tani ka konfirmuar listën e tyre pozitive.
Lojtarët e ekipit të parë Koke, Antoine Griezmann, Hector Herrera dhe Joao Felix kanë rezultuar pozitivë, ndërsa trajneri Diego Simeone gjithashtu ka rezultuar pozitiv.
“Pas pushimit të Krishtlindjeve në La Liga, e gjithë skuadra e parë dhe anëtarët e stafit stërvitor iu nënshtruan testeve PCR, në përputhje me protokollin e La Ligës”.
“Simeone, Koke, Griezmann, Herrera dhe Joao Felix kanë rezultuar pozitivë me COVID-19”.
“Të gjithë ata janë asimptomatikë dhe të izoluar në shtëpitë e tyre përkatëse, në përputhje të plotë me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore”, thuhet në njoftim.
PCR tests confirm five first team positive cases.
— Atlético de Madrid (@atletienglish) December 30, 2021
Këta pesë do të humbasin përplasjen e së dielës me Rayo Vallecanon, klubi i cili ka raportuar gjithashtu më shumë se 15 teste pozitive në skuadër.
Ata do të mungojnë gjithashtu në ndeshjen e Kupës së Mbretit me Rayo Majadahonda, por duhet të kthehen për përballjen me Villarrealin më 9 janar. /Telegrafi/