Nga fillimi i shekullit të 21-të, Atletico Madrid kanë qenë i njohur për sulmues, pasi në gjirin e saj ka pasur lojtarë të mëdhenj, por kjo ka përfunduar me largimin e Diego Costas te Chelsea në vitin 2014.
Ai shënoi atë sezon 36 herë në 52 ndeshje ku e fitoi edhe titullin e kampionit.
Antoine Griezmann ka qenë në gjendje që vazhdimisht të vendos topin në rrjetë, por francezi nuk është një numër 9 dhe zakonisht ka qenë i shoqëruar me një në sulm.
I pari që arriti ishte Mario Mandzukic, i cili erdhi në vitin 2014 për ta zëvendësuar Costan dhe që pritej të ishte një përshtatje e mirë për shkak të ngjashmërive të tij me spanjollin.
Ai e nisi mirë dhe shënoi 20 gola në sezonin e tij të parë me Diego Simeone, por dallimet e tij me trajnerin bën që ai të largohet pas vetëm një sezoni.
Luciano Vietto dhe Jackson Martinez ishin të zgjedhurit e ardhshëm, por njëri nuk bëri pothuajse asgjë, e tjetri pas vetëm gjashtë muajsh iku në Kinë.
Të dy bashkë shënuan vetëm tre herë se sezoni 2015/16, me Vietto duke bëri 28 paraqitje dhe Martinez në 22.
Më pas erdhi Kevin Gameiro nga Sevilla në verën e vitit 2016.
Ai arriti të shënojë 27 herë gjatë dy sezoneve para se të bashkohet me Valencian.
Në fund u kthye Costa, por as ai nuk ka qenë në gjendje të përsërit numrat e Costas të vitit 2014.
Ai u kthye vitin e kaluar, por nuk kishte të drejtë të luante deri në janar, ndërsa tani do të jetë jashtë pasi e ka kryer një operacion në këmbë.
Nikola Kalinic, një tjetër blerje mbeti një rezervë dhe tani do të duhet të përpiqet ta ndihmojë Griezmann sa i përket golave.
Deri më tani, ai ka vetëm një gol në 490 minuta. /Telegrafi/