LAJMI I FUNDIT:

Atletet më të rrezikshme se takat

Atletet më të rrezikshme se takat

Shkencëtarët thonë se vrapimi me atlete krijon presion më të madh në nyje, sesa vrapimi me taka të larta.

Femrat vazhdimisht janë paralajmëruar se këpucët me taka të larta janë shumë të dëmshme për to, mirëpo sipas një studimi të ri, atletet paraqesin rrezik më të madh për shëndetin e sistemit lokomotor.

Shkencëtarët thonë se vrapimi me atlete krijon presion më të madh në nyje, sesa vrapimi me taka të larta. Autorët e studimit po ashtu shtojnë se, edhe pse atletet i mbrojnë këmbët, në rastet e goditjes në tokë, forca përcillet në nyja, gjunjë dhe ijë, që më vonë mund të shkaktojë probleme të shumta.


Në studim kanë marrë pjesë 68 vrapues, të cilët nuk kanë pasur histori të lëndimeve të mëparshme. Pas disa kërkimeve, rezultatet kanë treguar se mbathja e atleteve shton për 54% presionin në ije, ndërsa shtypja në gjunjë rritet për 36%. /Telegrafi/