Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar qytetarët se kalimi i kampanjës së re për projektin e kuponëve fiskal, do të bëhet së shpejti dhe do të jetë në favor të qytetarëve.
Në një prononcim për Indeksonline, zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa ka thënë se deri më tani qytetarët duhet ta dinë se mënyra e aplikimit edhe në këtë kampanjë do të jetë e njëjta vetëm se do të ndryshojë forma e rimburësimit.
Ajo më tej ka theksuar se kërkimi i kuponëve fiskal nga qytetarët është obligim ligjor, njëjtë sikurse biznesi i cili tatim paguesi është i obliguar me ligj të lëshojë kuponë fiskal.
“Në fakt ndryshimi i kampanjës, kalimi në kampanjën e re e cila do të bëhet së shpejti, ne konsiderojmë se është vetëm në favor të qytetarëve. Kjo nuk nënkupton se kalimi në një platformë të re për të drejtën e qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal është kampanjë e cila nuk do të ketë fitime nga qytetarët, ne konsiderojmë të kundërtën”, ka deklaruar ajo.
Momentin kur të aprovohet udhëzimi administrativ, ATK do të dalë me një njoftim dhe do të njoftoi qytetarët se si do të jetë kampanja.
“Ne i sigurojmë qytetarët se kampanja e cila do të jetë së shpejti për të rimbursuar me mjete nga kuponët fiskal do të jetë edhe më e mirë dhe më lehtë se sa kampanja aktuale”, ka thënë Bytyqi-Sefa.
Sa i përket periudhës së tre mujorit të parë të këtij viti, ajo ka thënë se ka qenë njëra prej periudhave më të ngarkuara gjatë këtij projekti, por stafi përgjegjës i ATK-së është duke punuar vazhdimisht që verifikimi dhe rimburësimi i plikove të dorëzuara nga qytetarët të përfundojë sa më shpejt.
Bytyqi-Sefa ka thënë se qytetari duhet ta kuptojë se pse duhet që të kërkojë një kupon fiskal në rast se bën blerje me para kesh.
Ne jemi duke punuar vetëm në mënyrë që ta lehtësojmë këtë pjesë për të krijuar fushata të ndryshme në mënyrë që qytetarët të kenë sa më të lehtë kërkimin e kuponit fiskal dhe në të njëjtën kohë edhe të kuptojnë drejt se pse duhet të kërkojnë një kupon fiskal kur ata bëjnë një blerje me para kesh”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri