LAJMI I FUNDIT:

Atifete ​Jahjaga ngjitet në Grykët e Rugovës: Mbeta pa frymë nga bukuritë e vendit

Atifete ​Jahjaga ngjitet në Grykët e Rugovës: Mbeta pa frymë nga bukuritë e vendit
Foto: Atifete Jahjaga/Facebook

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndonëse e tërhequr nga politika, vazhdon të jetë një emër aktiv në mediumet shqiptare dhe rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një aktivitet sportiv në Grykët e Rugovës, teksa është ngjitur në shkëmbinjtë dhe malet e vendit.

Foto: Atifete Jahjaga/Facebook

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se ka ngelur pa frymë nga bukuritë që ofron vendi ynë atraktiv.


“Përpos që mbeta pa frymë me bukuritë e Grykës së Rugovës, mbeta pa frymë edhe nga ky angazhim i jashtëzakonshëm sportiv në këtë rajon”, shkruan ndër të tjerash Jahjaga.

Foto: Atifete Jahjaga/Facebook

Tutje, ajo shkruan se pati nderin të provojë një nga format më interesante të shijimit të bukurive natyrore.

“Pata kënaqësinë që të përjetoj njërën nga mënyrat kreative për të promovuar turizmin dhe kënaqësitë që ka për t’i ofruar Kosova Balkan Natural Advanture”, shkruan tutje ish-presidentja.

Foto: Atifete Jahjaga/Facebook

“Përpos që mbeta pa frymë me bukuritë e Grykës së Rugovës, mbeta pa frymë edhe nga ky angazhim i jashtëzakonshëm sportiv në këtë rajon. Me ftesë të Balkan Natural Advanture sot u ngjita në Via Ferrata. Një përvojë e paharrueshme”, përfundon statusin e saj Jahjaga.

Ish-Presidentja Atifete Jahjaga e përfundoi mandatin e saj në shkurt të vitit 2016, ndërsa shquhet si presidentja e parë femër e Kosovës, ndërsa vazhdon të jetë mjaft atraktive në paraqitjet e saj. /Telegrafi/

Foto: Atifete Jahjaga/Facebook

Foto: Atifete Jahjaga/Facebook

Foto: Atifete Jahjaga/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori