ATI-KOS ndërton në Gjakovë “Qytetin e Mençur” nëpërmjet teknologjisë Interneti i Objekteve
ATI-KOS (www.ati-kos.com) ka implementuar në Kosovë për herë të parë konceptin e Qytetit të Mençur nëpërmjet teknologjisë Interneti i Objekteve apo i njohur globalisht si “Internet of Things”.
Në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, ATI-KOS ka implementuar një zgjidhje inovative që përfshin shtyllat shumëfunksionale, pajisje dhe senzorë të ndryshëm të lidhur në sistem si dhe rrjetin telekomunikues të bazuar në fibrat optike.
Koncepti i Qytetit të Mençur sot është një term i njohur globalisht por që në Kosovë është në fillet e saja. Ndërtimi dhe zbatimi i një sistemi të këtillë, të bazuar në shtyllat multifunksionale, senzorët e ndryshëm, infrastrukturën telekomunikuese dhe në aplikacionet softuerike – është unik jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.
Ky sistem i ndërtuar nga ATI-KOS dhe përfshin funksione të ndryshme të bazuara në Protokollin e Internetit, që si i tillë mundëson një fleksibilitet të lartë në menaxhimin e shërbimeve të instaluara.
Rrjeti telekomunikues i bazuar në fibrat optike, mundëson kyçjen e një numri të madh objektesh të ndryshme nën një menaxhim unik. Në fazën e parë janë kyçur rreth 60 objekte të ndryshme (kamera të sigurisë, senzorë të ndryshëm për matjen e parametrave të ambientit, WiFi e qytetit, Sistemi publik i zërimit, LED Monitori për njoftime, Llamba e mençur etj.)
Web aplikacioni (http://smartcity.e-komuna.com) iu mundëson qytetarëve qasje të shpejta për monitorimin e parametrave të ajrit (temperaturës, dioksid karbonit, lagështisë së ajrit, sasisë së reshjeve etj.) dhe poashtu mundëson nxjerrjen e diagrameve ditore, mujore dhe vjetore për secilin parametër.
Gjakova Qytet i Mençur është zgjidhje unike në tregun shqiptar, e cila i mundëson komunës të jetë më afër qytetarit dhe në të njëjtën kohë ofron për qytetarët më shumë informacione dhe shërbime. Sistemi i Qytetit të Mençur ka krijuar një rrethinë punuese e cila është e gatshme për t’u plotësuar me zgjidhje tjera inovative që do të ndërtohen në të ardhmen.
ATI-KOS do të vazhdon me implementimin e këtij projekti edhe në qytete tjera në Kosovë dhe Shqipëri, duke shndërruar në këtë mënyrë të gjithë hapësirën shqiptare në një hapësirë “të mençur”, më inspiruese, më kreative dhe që ndërvepron mes vete.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMicrosoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Disa duan që të miturve t'u ndalohet përdorimi i YouTube për një arsye
Miniclip ka mbyllur zyrtarisht serverët e tij
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?
Snap do e bëjë falas chatbotin e saj me inteligjencë artificiale për të gjithë përdoruesit e aplikacionit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze