Çfarë rikthimi “i mrekullueshëm” i modës.
Ndërsa Ashley Tisdale nuk arriti të merrte një ftesë për “Met Gala 2022” të hënën, kjo nuk e pengoi atë të ndante idetë e saj të veshjeve për tapetit e kuq.
“Nëse ndonjëherë do të më ftojnë në Met Gala, do të përsërisja një nga pamjet e mia ikonike të së kaluarës”, shkroi ylli i “High School Musical Star” në Twitter disa orë përpara festës së mrekullueshme, duke ndarë fotot e katër veshjeve veçanërisht të paharrueshme për frymëzim.
If I ever get invited to the #MetGala I would replicate one of my past iconic looks… pic.twitter.com/y6ZFT9OBSG
— Ashley Tisdale (@ashleytisdale) May 2, 2022
Postimi i Tisdale mblodhi shpejt më shumë se 83 mijë ‘retweet’, me shumë fansa që argumentuan se ajo meriton një ftesë në natën më të madhe të modës.
“’Moda e Ashley Tisdale në tapetit të kuq gjatë viteve 2000’ duhet të jetë tema e vitit të ardhshëm”, tha njëri me tallje, të cilit Tisdale iu përgjigj, “O Zot imagjino të veshësh çizme Uggs në Met Gala”. /Telegrafi/