LAJMI I FUNDIT:

Artistja mësoi kuajt të pikturojnë

Artistja mësoi kuajt të pikturojnë

Cheryl Ward nga Florida i mësoi katër kuajt e saj të pikturojnë. Ajo thotë se e vlerëson veten si asistente e artistëve që kanë shprehje “abstrakte” të pikturimit.

Për Cherylin ky është një bashkëpunim ndërmjet kuajve dhe njeriut. Vetëm duhet tua bësh gati ngjyrat dhe pëlhurën dhe ata vazhdojnë pikturimin duke mbajtur brushën me dhëmbë. ”Atyre thjeshtë u pëlqen të pikturojnë”, thotë Cheryl.

Ajo ia dha pendën së pari kuajve më 2002, dhe prej asaj kohe punon me ta. Pikturat shiten, ndërsa disa arrijnë çmimin deri në 2.000 euro.

Punimet e kuajve janë ekspozuar edhe në galerinë e arteve në Florida në Floral City. /Telegrafi/