Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, të premten (11 gusht) mban koncertin e tij solo, “Time Capsule”, në Prishtinë.
Ky event ishte paraparë të mbahej në stadiumin “Fadil Vokrri”, megjithëse u njoftua se është zhvendosur në Parkingun e Pallatit të Rinisë.
Kjo nuk ka dyshim se do të jetë një mbrëmje e paharruar me performanca të ndryshme edhe nga shumë artistë tjerë.
Tashmë u bë e ditur se për të performuar në këtë koncert do të vijë edhe artisti me famë ndërkombëtare, Akon.
Përveç tij, këngëtarët e tjerë të ftuar janë: Rina Balaj, Lluni, Kanita, Il Ghost, 2po2, Majk, Lyrical Son, Ledri Vula, MC Kresha dhe Elvana Gjata.
“Time Capsule” u mbajt për herë të parë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë në vitin 2019.
Trim Ademi (emri i vërtetë) theksojmë se është prej vitesh në skenë dhe njëri nga artistët më të suksesshëm e me hite të mëdha. /Telegrafi/