“Kur je në vatrën tënde, nuk e çmon vatrën: nuk e ndien rëndësinë dhe intimitetin e saj, por kur të privojnë nga vatra, ajo shndërrohet në një nevojë dhe një epsh, sikur të ishte qëllimi përfundimtar i tërë udhëtimit”, ka thënë Mahmoud Darwish (1941-2008), transmeton Telegrafi. Më poshtë mund të shihni vepra të artistëve të ekspozuara në Muzeun Britanik. Përmes syve të pesë artistëve, eksplorohet ekzili.
CANAN TOLON: Ka lindur në Stamboll në vitin 1955. Studioi arkitekturën dhe dizajnin në SHBA, para se vazhdonte karrierën në artet pamore. Është një nga artistet më të famshme të Turqisë, e njohur për kompozime dhe instalime dramatike arkitekturore. Ajo u sëmur me poliomielit dhe kaloi fëmijërinë në një spital në Francë për fëmijët me aftësi të kufizuara, tërësisht e pavetëdijshme për botën përtej mureve. Efektet e polios dhe “ekzili” i saj në spital kishin ndikim të thellë në veprat artistike të Tolonit.

IPEK DUBEN: Shkollimi në shkencat politike dhe në sociologji informon për punën e saj. Që nga viti 1994 përqendrohet në identitet, dhunën në familje dhe migrimin. Këto vepra ekspozohen në mënyra të ndryshme, si instalime të lehta, me zë dhe video, si dhe në formën e librave.

MONA SAUDI: U lind në Aman më 1945. Është një skulptore e njohur që shpesh përdor gurë nga Libani ose Jordania në punën e saj. Vizatimet e saj janë të lidhura fort me skulpturat dhe një seri është e frymëzuar nga poemat e poetit palestinez, Mahmoud Darwish. Ajo kishte menduar t’ia bëjë dhuratë për ditëlindjen e tij në mars të vitit 2009.

ABDALLAH BENANTEUR: U lind në Algjeri dhe aktualisht jeton në Francë. Është piktor dhe gdhendës dhe që ka krijuar libra artistik nga poezitë shumë e shkrimtarëve, përfshirë Mahmoud Darwishin.

MIREILLE KASSAR: U lind në Liban më 1963, jeton e punon në Paris. Familja e saj është Mosuli dhe Mardini (Iraku dhe Turqia e sotme), por ikën gjatë masakrave otomane ndaj minoriteteve në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Puna e saj përfshinë piktura, vizatime, audio, filma, shkrime dhe instalacione. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë