Arta: Nuk ia shtrij dorën askujt, nuk kam konkurrencë (Video)

Në një intervistë për Prive, këngëtarja ka treguar se martesa nuk ndikon aspak në karrierën e saj.
Madje thotë se ka përkrahjen e familjarëve dhe sidomos të bashkëshortit për t'u dukur ekstravagante në skenë.
E pyetur nëse mendon se është ende në maje, ajo thotë se nuk ka konkurrencë.
“Sa i përket muzikës, nuk besoj që kam konkurrencë. Kam munduar të sjell hite, por jo të degradoj në tekste për të bërë këngën më pompoze. Kam dashur që muzika të pëlqehet nga njerëzit”, theksoi Arta Bajrami.
Këtë vit Arta ka pranuar se ka startuar të këndojë edhe në dasma, për shkak se thotë që ka më shumë të holla dhe që ka pasur kërkesa nga fansat për këtë.
Ndryshe ajo konfirmoi se është duke punuar edhe në albumin e ri, që Arta thotë se do të jetë shumë veror. /Telegrafi/













































