Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, është shumë aktive këtë fundvit me projekte të shumta muzikore.

Ditë më parë ajo solli për fansat këngën e saj më të re “Sonte po boj qef”, e ndërsa së fundmi ka sjell edhe dy kolazhe shumë të veçanta.


Në bashkëpunim me këngëtarin Leotrim Gashi, dyshja kanë zgjedhur një repertoar të veçantë këngësh për festat e fundvitit.

Në përmbledhjen e parë dyshja kanë zgjedhur të interpretojnë "potpuri popullore", gjersa në të dytën vijnë disa ripërpunime interesante të hiteve të Artës ndër vite.

Ata i kanë përmbledhur këto këngë në dy video voluminoze, të cilat tashmë gjenden në kanalin YouTube.

Orkestrimi dhe incizimi i këngëve është kryer në studion e Don Arbas, në bashkëpunim me kompozitorin Ilir Ahmedi.

Ndërkohë, për anën vizuale të projektit janë kujdesur produksioni Imagine Films.

Për dukjen atraktive dhe plot stil të këngëtares, ashtu siç thuajse në çdo paraqitje të fundit, këngëtarja edhe këtë herë ia ka besuar dukjen “Kati Fashion Studio”. /Telegrafi/