LAJMI I FUNDIT:

Arsimtari rrihet në oborr të shkollës

Arsimtari rrihet në oborr të shkollës

Policia e Kosovës bën të ditur se të enjten në oborrin e shkollës fillore “28 Nëntori’’, në Vërban të Vitisë dy të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore në kokë viktimës.

Viktima, ka pranuar tretman mjekësor në QMF, pastaj është dërguar në spitalin e Gjilanit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari  i parë është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tjetër është në arrati.


Rasti është duke u hetuar.

Foto: Ilustrim