Pasi nuk po gjen assesi hapësira nën urdhrat e Arsene Wenger, krerët e klubit të Arsenalit kanë vendosur ta huazojnë talentin e tyre.

Sipas gazetës portugeze Abola, skuadra e re e Cambellit do të jetë Benfica, e cila i ka bërë ofertë klubit anglez për huazim gjashtëmujor të sulmuesit, transmeton Telegrafi.


Gjasat janë të mëdha që ai të luajë në Portugali, por për të interesime ka edhe nga Liga turke, La Liga, Serie A dhe Bundesliga gjermane, ku Wolfsburgu është i gatshëm të ofrojë tetë milionë euro për ta blerë kartonin e plotë të lojtarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app