The Sun shkruan se menaxheri Arsene Wenger, i kritikuar se nuk është shumë aktiv në tregun e transferimeve, shpreson të transferojë Jagielkan për 15 milionë funte.

Oferta e parë e Arsenalit prej 13 milionë funteve pritet të refuzohet nga Evertonit, por Topçinjtë do të bëjnë një tentim tjetër të menjëhershëm për të siguruar mbrojtësin.


Kjo do të thyente rekordin e klubit që transferimin më të shtrenjtë deri tash e bëri dy vite më parë (2009) kur transferoi Andrey Arshavin nga Zeniti për 12 milionë funte.

Jagielka, 28-vjeçar, pritet të kërkojë kontratë katërvjeçare dhe një pagë prej 100 mijë funte në javë. /Telegrafi/

telegrafi sport app