Mbrojtësi anglez, Rob Holding pritet ta humb gjithë sezonin 2018/19 pas lëndimit të rëndë të pësuar në mbrëmjes e së mërkurës.
Holding është lënduar gjatë ndeshjes ndaj Manchester Unitedit të mërkurën mbrëma, e cila përfundoi me barazim 2-2.
Anglezi u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 36-të pas lëndimit të ligamentit të gjurit.
Arsenali ka konfirmuar lëndimin e tij të rëndë me anë të faqes zyrtare, duke thënë se Holding do të duhet të operohet dhe pritet ta humb gjithë sezonin.
“Rob do t’i nënshtrohet një operacioni rikuperimi në ditët e ardhshme”.
“Procesi i rehabilitimit pritet të zgjasë nga gjashtë deri në nëntë muaj”.
We can confirm that Rob Holding has ruptured the anterior cruciate ligament of his left knee
— Arsenal (@Arsenal) December 7, 2018
“Gjithkush në klub do të punojë sa më shumë që të jetë e mundur për të siguruar që Robi të kthehet në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.
Ndryshe, Holding ishte bërë një pikë kyçe e formacionit të Unai Emeryt në ndeshjet e fundit, duke qenë një partner i Shkodran Mustafit në mbrojtje. /Telegrafi/