Site icon Telegrafi

Arsenali fillon bisedimet për Carrascon

Ylli belg, Yannick Carrasco mund të përfundojë këtë verë të Arsenali, pasi është i preferuari i klubit londinez.

Dështimi në finalen e Ligës së Evropës në humbjen 4-1 nga Chelsea i ka vënë në punë drejtuesit e Topçinjve.

Njëri nga emrat më të përfolur për t’u transferuar në Emirates është lojtari Dalian Yifang në Superligën e Kinës, Carrasco.

Lexo po ashtu Carrasco dëshiron rikthimin në futbollin evropian, shumë klube pas tij

Sipas gazetës Sport, Arsenali ka bërë lëvizjen e parë për transferimin e Carrascos në Emirates.

Ish-ylli i Atletico Madridit ishte i lidhur me një lëvizje edhe në janar, por Topçinjtë vendosën për transferimin e Denis Suarezit nga Barcelona.

Reprezentuesi belg ka shprehur haptazi gatishmërinë e tij për t’u kthyer në futbollin evropian, duke thënë se ai “do të donte të kthehej në Evropë”. /Telegrafi/

Exit mobile version