Arsenali e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, duke marrë një fitore të madhe në udhëtim te Athletic Bilbao 0-2.

Pjesa e parë nuk dhuroi thuajse asgjë, me dy skuadrat që luanin me kujdes të madh.


Kësisoj 45 minutat e para u mbyllën ashtu siç filluan me rezultatin baras 0-0.



Në pjesën e dytë Topçinjtë ishin shumë më të frikshëm dhe më të saktë para portës.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 72-të të ndeshjes, dy zëvendësuesit Trossard - Martinelli dolën në aksion, me belgun që asistoi te braziliani i cili shënoi për 0-1.

Kjo dyshe doli në skenë sërish në minutën e 87-të, ku kësaj radhe Martinelli asistoi derisa Trossard realizoi gol për rezultatin përfundimtar 0-2.



Deri në fund më gola nuk pati dhe Arsenali arkëtoi tre pikë të mëdha në San Mames.

Ndeshjen e radhës Arsenali e zhvillon në shtëpi ndaj Olympiacos, derisa Bilbao luan në udhëtim te Borussia Dortmund. /Telegrafi/

telegrafi sport app