Arrestohet pjesëtari i FSK-së në Amerikë, akuzohet për seks me një 14-vjeçare (Foto)

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës – është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën akuzat se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur – 14 vjeçe, raporton Insajderi.
I. Sekiraqa, 23 vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më tetë dhe nëntë qershor. Ai rrezikon deri në shtatë vjet burgim, njofton, Pulaksi County Daily News.
Në dokumentet e dorëzuara në Gjykatë të hënën, thuhet se të afërmit e të miturës kanë thënë se vajza është dhunuar në dy raste të ndara nga I. Sekiraqa.
Sekiraqa është pjesëtar i FSK-së që po merr pjesë në një trajnim në Fort Leonard Woods si student ndërkombëtar.
Dokumentet e hetimeve të dorëzuara në gjykatë nuk tregojnë për gradën e tij ushtarake.
Në raportin e hetuesisë thuhet se vajza që jeton në shtetin Misuri ka qenë duke punuar si dado tek halla e saj në Pulaski County, javën e kaluar.
Por, të afërm të 14-vjeçares i kanë thënë autoriteteve se ajo ka thënë se ka menduar që është në dashuri me Sekiraqën, dhe se nuk ka dashur që të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.
Hetuesit e kanë intervistuar të miturën të hënën, por ajo nuk ka dashur të japë deklarata duke thënë se nuk dëshiron që të fusë askënd në probleme.
Ajo e ka përshkruar Sekiraqën si shok nga Kosova të cilin e ka njohur për rreth dy javë dhe se në dy raste të ndara, kur ajo ka qenë tek halla e saj për të punuar si dado, kanë “fjetur” së bashku por që të dy nuk kanë pasur të veshur rroba.
14 – vjeçarja ka thënë se i ka treguar për këtë ngjarje motrës së saj, dhe arsyeja pse ka shkuar në spital ka qenë të bëjë test të shtatzënisë dhe të vërtetojë që nuk ka marrë ndonjë sëmundje të transmetueshme.
Vajza pastaj i ka treguar edhe hallës së saj lidhur me marrëdhënien e saj me ushtarin nga Kosova. Me të kuptuar lajmin, ajo ka shkuar tek Sekiraqa dhe e ka pyetur atë lidhur me rastin.
Sekiraqa i ka pranuar asaj se ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën dhe ka kërkuar nga ajo që të mos e raportoj rastin, thuhet në raportin e hetuesit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja