LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një shtetas bullgar – drejtor i një kompanie në Tetovë, pasi u denoncua nga punëtorët

Arrestohet një shtetas bullgar – drejtor i një kompanie në Tetovë, pasi u denoncua nga punëtorët

Punëtorët e fabrikës “Teteks Jarn” në Tetovë të cilët sot në mëngjes mbajtën protestë publike para fabrikës, informojnë se pas protestës së tyre dhe denoncimit në polici është arrestuar një përfaqësues i kompanisë me seli në Bullgari.

Ata e kishin thirr policinë pasi kanë dyshuar se personi dëshiron të dëmtojë pronën që kishte mbetur në repartet e fabrikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne e thirrëm policinë duke dyshuar se një pjesë e udhëheqësisë nga firma e Bullgarisë dëshiron ta marrë leshin e përpunuar dhe makinat dhe t’i shesë. Është arrestuar Petar I. drejtori i firmës, pronar i Teteks Jarn”, informojnë punëtorët.


Nga SPB Tetovë konfirmuan se është arrestuar një shtetas i Bullgarisë, por për shkak të qëndrimit ilegal në vend.

“Nëpunës të policisë të SPB Tetovë në Tetovë e kanë privuar nga liria P.I.(56) nga Republika e Bullgarisë, i cili nuk ishte i lajmëruar dhe qëndronte në këtë rajon dhe të cilit në janar të këtij viti i kishte kaluar afati i letërnjoftimit për të huaj. Shtetasi bullgar është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë dhe gjatë ditës do t’i dorëzohet Departamentit për krim ndërkufitar, migrime, të huaj dhe riatdhesim Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, informojnë nga SPB Tetovë.

Ndryshe, 160 punëtorë në fabrikën për prodhimtari të perit dhe leshit “Teteks Jarn Limited” sot në mëngjes mbajtën protestë publike duke kërkuar që t’iu paguhen dy pagat e mbetura. Atyre dhe gazetarëve nuk iu ishte lejuar hyrje në oborrin e fabrikës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori