Arrestohet një banor nga Shkupi për drogë dhe armë
Një shkupjan 25 vjeçar është privuar nga liria, kur nga shtëpia e tij policia ka gjetur drogë dhe armë.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit me urdhër gjykate është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, pistoletë 'V3', një pushkë dhe plumba, njofton Telegrafi Maqedoni.
Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e të atit të tij në lagjen 'Crniçe' ku është gjetur marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, personit në fjalë do t'i ngritet aktakuzë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/10/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































