Arrestohet në Maqedoni shoferi i kamionit nga Turqia, operonte me dokumente të falsifikuara
MPB njofton se në pikën kufitare “Deve Bair” ka arrestuar një shofer të kamionit nga Turqia, i cili ka drejtuar automjetin e tij me dokumentacion të falsifikuar.
“Më datë 02.10.2022 në orën 15.15 në pikën kufitare “Deve Bair”, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria J.M.(45) nga Republika e Turqisë, gjatë kontrollit është konstatuar se polica e sigurimit që ka dorëzuar për kontroll të automjetit të ngarkesave “MAN”, me targa turke, të cilin ai e operonte, ishte e falsifikuar".
"I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































