Arrestohet gruaja më e fuqishme në Meksikë

Askush nga mbrojtja e saj nuk i ka komentuar akuzat, por në të kaluarën ajo kishte mohuar çdo keqpërdorim të fondeve.
Ajo është arrestuar në kuadër të reformimit të sistemit arsimor në vend. Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto ka nënshkruar ligjin për reformat ë thella, të cilat tentojnë të ndryshojnë një sistem arsimor të dominuar nga Gordillo, në të cilin pozita e mësuesit mund të blihet apo të trashëgohet, transmeton KP.
“Ne jemi duke hulumtuar në një rast në të cilin janë keqpërdorur fondet e mësuesve, në të mirë të disa personave përfshirë Elba Esther Gordillo”, ka deklaruar Prokuroi i Përgjithshëm meksikan, Jesus Murillo Karam.
Zyra e prokurorit pretendon se 68 vjeçarja ka përdorur të holla për të blerë pronë, në vend dhe në SHBA, aeroplanë privatë dhe për operacione plastike./Telegrafi/





















































