Arrestohet Gerry Adams

Arrestimi i tij është bërë nga policia e Irlandës së Veriut, në kuadër të hetimeve, për një vrasje të kryer nga organizata IRA, në vitin 1972.
Jean McConville, një grua 37 vjeçare, u morr në apartamentin e saj në Belfast dhe u ekzekutua, pasi konsiderohej spiune.
Trupi i saj i pajetë u gjet në një plazh në vitin 2003, raportojnë mediat e huaja.
Adams, 65 vjeç, mohon akuzat për bashkëpunim në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jean McConville.
IRA në vitin 1999 pranoi se kishte vrarë dhe kishte varrosur në vende sekrete disa persona. Po atë vit u krijua një komision për gjetjen e eshtrave të viktimave që figuronin në një listë prej 16 personash që ishin shpallur të zhdukur, shtatë prej të cilëve nuk janë gjendur ende.
Gerri Adams ka qenë imazhi publik i IRA 30 vitet e fundit dhe në vitin 1998 ishte ndër ata që firmosën të ashtuquajturën marrëveshje të së premtes së shenjtë që i dha fund dhunës në Irlandën e Veriut. /Telegrafi/



































