Policia në Shri Lanka ka arrestuar Carolina Jurie (28 vjeçe) pas skandalit që shkaktoi të dielën, derisa Pushpika De Silva (31 vjeçe) fitoi kurorën e më të bukurës për 2020/2021.
Kjo e fundit mbeti me ‘kokë të lënduar’, në momentin kur “Miss World” ia largoi kurorën dhe pretendoi se nuk i takon asaj pasi është e shkurorëzuar.
Megjithatë, organizatorët e evenimentit ia rikthyen kurorën dhe titullin pasi konfirmuan se nuk është e divorcuar.
“Ekziston rregulli që ndalon femrat që tashmë janë martuar dhe divorcuar, kështu që propozoj që kurora t’i kalojë vendit të dytë”.
Në një postim të publikuar në rrjete sociale, De Silva bëri të ditur se ishte trajtuar në spital pas lëndimeve që mori në kokë.
“Ka shumë nëna beqare si unë sot që vuajnë në Shri Lanka”, tha ajo në një konferencë për shtyp. “Kjo kurorë u kushtohet atyre grave, atyre nënave beqare që vuajnë për të rritur fëmijët e tyre vetëm”.
Ajo shtoi se do të merrte masa ligjore për mënyrën ‘e paarsyeshme dhe fyese’ me të cilën u trajtua.
Gjithashtu ishte arrestuar edhe një modele tjetër e Shri Lankës e përfshirë në këtë situatë. /Telegrafi/