Ndërsa, në rrugën Tutini në Prishtinë raportohet se një burrë shqiptar, pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij boshnjake kosovare, e ka shtyrë atë dhe e ka rrëzuar. I dyshuari pas intervistimit është liruar, raporton Kosovapress.

Në Mitrovicë, në rrugë “Knjaz Millosh” është arrestuar një serb pasi që i njëjti në gjendje të dehur, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me babanë dhe të vëllain e tij, i kishte kanosur verbalisht ata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
Ndërsa në Zveçan janë arrestuar 4 të serbë, të gjithë të mitur, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dy serbë, shtetas të Serbisë, duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar. /Telegrafi/