Njësiti i policisë për luftë kundër terrorizmit në koordinim me Agjencinë për Siguri Kombëtare si dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike, respektivisht Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ditën e djeshme ka arrestuar tetë persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi terrorist.
Me urdhër të Gjykatës Penale në Shkup, policia ka kryer bastisje në tetë lokacione, pesë në Kumanovë dhe tre në Shkup, nga ku janë arrestuar tetë persona.
Sektori për shpërbërjen e krimit të organizuar dhe serioz me datë 27.12.2020 deri tek Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit ka dorëzuar padi penale për personat B.F (32), B.G. (27) dhe J.K.(25) nga Shkupi, si dhe I.M.(22) dhe D.A. (21), R.A. (31), S.I.(31), A.S.(21) nga Kumanova. Personat në fjalë akuzohen për kryerjen e veprës penale “grup terrorist”, që dënohet sipas nenit 394, alinea 2 nga Kodi Penal.
“B.A. nga Kumanova ka krijuar grup terrorist ku përpos të burgosurve V.A. dhe E.L. kanë marrë pjesë edhe tashmë të arrestuarit, nën ideologjinë e grupit terrorist ISIS për të kryer vrasje dhe shkatërruar ndërtesa publike me synimin për të krijuar ndjesi të pasigurisë ose frikës tek qytetarët. Për të arritur këtë qëllim, anëtarët e grupit ndërmorën disa veprime përgatitore, siguruan burime financiare, armë, municion, pajisje ushtarake, si dhe kanë realizuar prova me pajisjet shpërthyese të improvizuara”.
“Anëtarët e grupit terrorist për komunikim me njëri-tjetrin kryesisht kanë përdorur platformën e internetit “Whats App” ku ndër të tjera janë dakorduar për mënyrën e transportimit të armëve dhe mënyrën e ndërtimit të rripave vetëvrasës. B.F. ka marrë pjesë në formacione paraushtarake jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si anëtar i organizatës terroriste ISIS në Siri”, thonë nga MPB.
Më tej ata shtojnë se me datë 27.08.2020 janë gjetur armët dhe mjete eksplozive të minave në afërsi të vendit të quajtur “Menkova koliba” në Kumanovë, për të cilën më 31.08.2020 u akuzuan B.A., V.A. dhe E.L., sipas sasisë dhe qëllimit, kishte indikacione se një organizatë terroriste shumë-anëtarëshe ishte aktive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri