Ata ishin arrestuar të shtunën, derisa e punonin një emision dokumentar pa autorizim nga departamenti i shtypit të jashtëm të ministrisë së kulturës.

Ministri Mohamad Hoseini i ka konfirmuar arrestimet dhe tha se shërbimi i inteligjencës së shpejti do të japë më tepër detaje.


Shërbimi i BBC-së në gjuhën farsi është i ndaluar në Iran, por ai mund të shikohet përmes satelitit.

Qeveria e akuzon atë se transmeton raporte negative për Iranin dhe se po nxitë kryengritje. /Rel/Telegrafi/