Sipas aktakuzave të një gjykate në Brooklyn, skema ka nisur diku në vitin 2006.

Dymbëdhjetë nga të pandehurit, që dyshohet se kanë qenë ndërmjetësues parash, janë arrestuar në Kolumbi.


Siç transmeton Rel, autoritetet kanë thënë se ata i kanë ndihmuar organizatave për trafikim droge në Kolumbi duke pastruar paratë në SHBA.

Katër të tjerë janë arrestuar në Queens, Long Island, New Jersey dhe Connecticut. Tre te tjerë ishin paraburgosur më herët. /Telegrafi/