Një problem serioz i zemrës mund të keqësohet edhe më shumë nëse ndodh gjatë kohës kur jeni duke bërë seks. Arrestet kardiake që ndodhin gjatë seksit janë më vdekjeprurëse sesa arrestet kardiake të cilat ndodhin gjatë çdo lloji tjetër të aktivitetit fizik.
Arresti i papritur kardiak është ndryshe nga sulmi i zemrës. Arresti kardiak është problem ‘elektrik’ – zemra juaj thjeshtë ndalon së rrahuri – përderisa sulmi në zemër ndodh nga një bllokadë e cila e parandalon gjakun të qarkullojë në zemër, transmeton Telegrafi.
Studimi, i cili ka analizuar të dhënat e 18,622 rasteve me arrest të papritur kardiak, ka zbuluar se 84 për qind e njerëzve kanë vdekur ende pa arritur në spital.
Në shumicën e rasteve arrestet e papritura kardiake nuk kanë simptoma, por nëse kanë, zakonisht janë marramendje, dhimbje në gjoks ose probleme me frymëmarrje rreth gjysmë ore para sulmit. /Telegrafi/