Armstrong fajëson Crow për ndarjen

Në biografinë e tij të re, “Lance: The Making Of The World's Greatest Champion”, çiklisti ka shpjeguar se dëshira e Crow për të pasur fëmijë kishte shkaktuar problem në lidhjen e tyre.
“Ajo dëshironte martesë, dëshironte fëmijë, dhe jo që unë nuk i doja ato, por nuk i doja në atë kohë, pasi posa kisha dalë nga martesa. Tashmë kisha edhe fëmijë”, ka kujtuar Armstrong.
Fituesi i shtatëfishti i “Tour de France” po ashtu ka thënë se derisa ai nuk ishte i gatshëm të ketë fëmijë me këngëtaren në atë kohë, kjo do të mund të ndodhte në të ardhmen.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































