“Java arkitektonike në Prishtinë” ka mbledhur shumë dashamirë të arkitekturës. Interesimi, nga ana e studentëve, ka qenë i lartë, sidomos kur në mesin e ligjëruesve ndodhej një prej arkitektëve shqiptarë, më të suksesshëm në mbarë botën. Ekskluzivisht për Telegrafin, rrëfehet arkitekti Arbnor Murati.
Ai e ndau përvojën dhe “sekretet” e suksesit të tij bashkë me arkitektët e ardhshëm, studentët të cilët kishin ardhur të dëgjonin më shumë rreth punës së tij.
32 vjeçari Arbnor Murati, studioi arkitekturën në Politeknikun Federal (ETH) të Cyrihut dhe në Akademinë e Arkitekturës në Mendrisio. Në vitin 2009 hapi studion e tij në Morkote, ndërsa në vitin 2012 zgjerohet në Lugano.
Në vitin 2011 Arbnor Murati, fiton vendin e parë, në mes të 125 studiove pjesëmarrëse në konkursin prestigjioz ndërkombëtar për realizimin e Kampusit universitar USI/SUPSI të Luganos. Momentalisht është i angazhuar në projekte të ndryshme në Zvicër dhe Botë.
Ligjëruesi i cili ndau përvojën e tij me studentët e arkitekturës në Prishtinë, njihet si një arkitekt kritik antikonformist, ku të menduarit përmes intelektit, dhe jo ndjenjave, është bazë për projektet e tija. Ai është fituesi i projektit për një Kampus madhështor Universitar.
Më se 100 kompani do t’ia mësynin garës që projekti për objektin që shtrihet në 30 mijë metra katrorë të mbante firmën e tyre. E projektues i tij është arkitekti kosovar, Arbnor Murati.
Në konkursin që po përgatitej prej dhjetë vjetësh në Lugano të Zvicrës, për ndërtimin e Kampusit Universitar dhe shkollës profesionale, do të paraqiteshin 125 firma projektuese të interesuara, nga e gjithë bota. “Arbnor Murati Morcote” njëherë do të futej në top dhjetëshe, e më pas do të përzgjidhej si fitues. E krijuar vetëm dy vjet më parë, nga arkitekti i ri kosovar, ajo do të shokonte gjithë “kastën” e arkitektëve në zë.
Vetë Murati detyrën që ka marrë e përshkruan si “shumë të vështirë”, ani pse nuk i trembet syri kur e mendon se do t’i hyjë ta zbatojë. Për ndërtimin e objektit që ai ka projektuar do të shpenzohet një buxhet nëntë-shifrorë.
Kompania e Muratit do të ketë tri vjet e gjysmë kohë që të projektojë, të zgjedh firmat zbatuese dhe vetë të mbikëqyrë çdo detaj, ashtu siç e ka paraparë vetë ai, në cilësinë e kryearkitektit.
Më parë ai ka projektuar vila prototip, që gjenden në Zvicër, Spanjë e Portugali. Për suksesin e shpejtë, që ka arritur vetëm brenda dy vjetësh, Murati pa modesti i ka dhënë një vlerësim.
“Të them të drejtën është abnormale. Ose thënë ndryshe është një lloj mrekullie. Zakonisht këtë e bëjnë arkitektët me 40-45 vjet”, ka thënë ai për Telegrafin. Sipas tij, kjo ka shokuar arkitektët e tjerë, e në radhë të parë profesorët e tij të cilët janë emra botërorë. Por, një gjë e ka emocionuar.
Arbnor Murati do të shkonte në Zvicër në fillim të viteve ’90. Shkollën fillore dhe atë të mesmen do t’i kryente atje, sikur edhe studimet. Ka qenë shteti helvetik ai që ia ka çelur rrugët kosovarit.
Ai do të pranohej të ligjërojë në degën e arkitekturës në Universitetin të Prishtinës, por bashkëpunimi nuk do të zgjaste shumë. Arsyet nuk janë vështirë për t’u supozuar, mirëpo kësaj radhe, përkundër vështirësive të bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës, studentët e arkitekturës kanë pasur mundësi të ndjekin ligjëratat e tij, falë organizimit të “Javës arkitektonike në Prishtinë”.
Murati, i cili pohon se është “i martuar” me këtë profesion, shprehet se kjo është e vetmja gjë që di ta bëj jashtëzakonisht mirë dhe se ndjehet I përmbushur kur projekton.
Madje, është në gjendje që të rrijë me orë të tëra pa lëvizur në dhomën e tij të punës, kur vendos që t’i jep trajtë një projekti të ri.
“Njeriu duhet të çlirohet prej komplekseve, prej frikës dhe shablloneve të tij. Për shembull, fëmijës duhet dhënë vetëm dashurinë, idetë ai duhet t’i krijojë vetë. Së pastaj do t’i duhet shumë kohë që të çlirohet prej tyre”, ka bindjen Murati.
Mbase ky është edhe çelësi i suksesit për ata studentë që do të arrijnë ta kuptojnë drejtë mesazhin e këtij arkitekti i cili i theu kufijtë e suksesit në një moshë shumë të re. /Rrezeart Galica/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare
Kush e vrau Ismail Qemalin?
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
Qyteza ku ende përdoret aramaishtja - gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti! (Video)
"Universiteti i Durrësit i vitit 1380 - i pari universitet në Ballkan"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë