LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Takimi i Mustafës me Vuçiqin do të ishte miratim e ndaljes së Haradinajt

Arifi: Takimi i Mustafës me Vuçiqin do të ishte miratim e ndaljes së Haradinajt

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arif, ka thënë se një takim i mundshëm i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa me atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është një miratim i heshtur i ndaljes së Ramush Haradinajt në Francë.

Arifi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky takim do të ishte një injorim i të gjitha protestave të shqiptarëve anembanë botës, tranmseton Telegrafi

Postimi i plotë i Arifit:


“Takimi i mundshëm i Kryeministrit të Kosovës me Kryeministrin Serb përderisa Ramush Haradinaj mbahet pa asnjë bazë në Francë është miratim i heshtur i kësaj ndaljeje. Një takim i tillë është injorim total i të gjitha protestave të shqiptarëve anë e kënd botës dhe përgënjeshtrim i të gjitha deklaratave të deritanishme të zyrtarëve qeveritarë lidhur me poternicat” (sic), ka shkruar Arifi. /Telegrafi/