LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Stadiumi Olimpik do të ndërtohet në Bërnicë

Arifi: Stadiumi Olimpik do të ndërtohet në Bërnicë

Vazhdon telenovela për ndërtimin e stadiumit olimpik në Kosovë

Anëtari i kabinetit dhe këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka mohuar lajmet se Stadiumi Olimpik do të zhvendoset nga Bërnica e Poshtme në komunë e Drenasit.

“Stadiumi Olimpik ndërtohet aty ku ishte planifikuar. Pra në Bërnicë të Poshtme. Është gënjeshtër e kulluar ideja e zhvendosjes së tij në Drenas”, ka shkruar ai në Facebook.


Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka marrë pjesë në konferencën e tetë të kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, e cila i ka zhvilluar punimet në Budapest të Hungarisë, ka thënë se Hungaria është përkrahëse e madhe e Kosovës dhe se ajo është e gatshme t’i japë përkrahje financiare Kosovës për disa projekte, ndër të cilët dhe për ndërtimin e stadiumit olimpik që do të ndërtohet në Drenas.

“Hungaria do ta ndihmojë Kosovën në ndërtimin e Stadiumit Olimpik në Drenas që do të jetë një ndër më të bukurit”.

“Do të ndërtohet edhe një stadium Olimpik në Prizren, ndërsa do të rregullohen edhe ata të Mitrovicës dhe Prishtinës”, kishte deklaruar Veseli. Kështu kishte thënë ditë më parë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili madje edhe ka vizituar tokën e ndarë për ndërtimin e saj.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori