LAJMI I FUNDIT:

Arifi i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Ka kaluar koha e zbatimit të njëanshëm të marrëveshjeve

Arifi i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Ka kaluar koha e zbatimit të njëanshëm të marrëveshjeve

Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili një ditë më parë ka thënë se platforma e Kosovës për bisedime nuk kanë lënë as edhe një për qind hapësirë për çfarëdo marrëveshje.

Arifi tha se ka mbaruar koha e zbatimit të njëanshëm të marrëveshjeve.

Vuçiq: Nuk mund të dërgojmë trupa në Kosovë, do të hynim në luftë me NATO-n
Lexo po ashtu Vuçiq: Nuk mund të dërgojmë trupa në Kosovë, do të hynim në luftë me NATO-n

Lexoni të plotë postimin e Arifit në Facebook:


“Deklarata nga Serbia gjithmonë janë në kundërshtim të plotë me frymën dhe karakterin e dialogut.

Serbia vazhdon ta mbaj peng zbatimin e marrëveshjes për energji dhe për këtë tashmë janë në dijeni të plotë të gjithë akterët relevante, përfshirë Berlinin zyrtar.

Ky sensibilizim ndërkombëtar sigurisht se nuk i ka pëlqyer dhe asnjëherë nuk do t’i pëlqejë shefit serb të negociatave, andaj deklaratat malinje për të ardhmen e Kosovës nuk janë asgjë e re për ne.

Kosova mbetet e përkushtuar qe t’i përmbushë të gjitha detyrimet ndërkombëtare por njëkohësisht kërkojmë pa asnjë përjashtim përmbushjen e të gjitha obligimeve nga të tjerët. Ka mbaruar koha e implementimit të njëanshëm të marrëveshjeve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori