LAJMI I FUNDIT:

Arifi i kundërpërgjigjet Serbisë: Dialogu i pa alternativë, sa më shpejt më mirë

Arifi i kundërpërgjigjet Serbisë: Dialogu i pa alternativë, sa më shpejt më mirë

Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në për dialogun me Serbinë në pjesën teknike në Bruksel, Avni Arifi, i ka reaguar deklarimeve të ekipit negociator të Serbisë, që siç kanë deklaruar, vazhdimi i dialogut nuk do të jetë në fund të shkurtit.

Arifi ka treguar se s’ka thënë se dialogu do të nis këtë muaj. Por, Arifi thotë se ky dialog duhet të nis sa më shpejt

“Nuk e kam thënë që bisedimet fillojnë në shkurt. Pavarësisht se nuk e kam thënë është e pa alternativë vazhdimi i dialogut. Sa më shpejt aq më mirë”, ka deklaruar Arifi për Express.


Beogradi demanton Arifin: Nuk ka vazhdim të dialogut në fund të shkurtit
Lexo po ashtu Beogradi demanton Arifin: Nuk ka vazhdim të dialogut në fund të shkurtit

Zyrtarë të Ekipit negociator të Serbisë, siç ka raportuar televizionit publik serb, kanë thënë  se nuk do të lejojnë që Arifi të caktojë datën e dialogut dhe shtojnë se “ai është i ri në dialog” dhe me siguri “nuk di dhe duhet të mësojë” si bëhet caktimi i tij.

Edhe me këtë deklaratë nuk është pajtuar shefi i delegacionit të Kosovës në pjesën teknike në Bruksel. Ai thotë se nuk ka asgjë të keqe të jesh i ri.

“Mirë është të jesh i ri”, thotë Arifi.

Arifi: Dialogu Kosovë-Serbi shpresoj të rifillojë në fund të shkurtit
Lexo po ashtu Arifi: Dialogu Kosovë-Serbi shpresoj të rifillojë në fund të shkurtit

Dialogu midis Beogradit e Prishtinës është dashur të vazhdojë më 16 janar, por delegacioni i Beogradit e braktisi atë, meqë atë ditë u vra Oliver Ivanoviqi në pjesën veriore të Mitrovicës.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori