Site icon Telegrafi

Ariana Grande postoi një video duke bërë grim dhe të gjithë u mahnitën nga mënyra se si e realizon penelin

Duke marrë parasysh se sa kohë kalojnë të famshmit në karrigen e grimit, pritet që ata të kenë fituar një ose dy aftësi gjatë viteve. Por duket se Ariana Grande i ka kushtuar vërtet vëmendje.

Vetëm pak muaj më parë, Ariana na befasoi të gjithëve kur postoi një sërë fotosh në Instagram, në të cilat zbulohej se e bënte vetë grimin. Edhe grimieri i saj, Ash K Holm, komentoi në postim për t’i treguar këngëtares se sa krenare ishte.

Tani, Ariana e ka bërë sërish.


Sipërmarrësja e bukurisë postoi një ‘tutorial’ grimi në Instagram, në të cilin ajo bën grimin e saj duke përdorur produkte bukurie nga marka e saj. Ajo që fillon si një tutorial super i lezetshëm me Arianën duke aplikuar ngjyrë te sytë, të lë shpejt të habitur.

Këngëtarja e hitit “Thank U, Next” e merr me kaq shumë lehtësi penelin e saj të lëngshëm dhe duket se realizon syrin më të mprehtë dhe më të bukur me penelin që kemi parë ndonjëherë.

Lexo po ashtu Adele dhe Ariana Grade konfirmuan se majat e kthyera do të jenë një trend i madh i flokëve në vitin 2022

Sigurisht, seksionet e komenteve ishin të mbushura me lavdërime për ‘tutorialin’ e Arit, por kishte një temë kyçe mes komenteve. Të gjithë ishin të mahnitur nga aftësitë e pabesueshme të Arianës për të realizuar penelin. /Telegrafi/

Exit mobile version