LAJMI I FUNDIT:

Argjentina ndalon iPhone-in dhe BlackBerryn

Argjentina ndalon iPhone-in dhe BlackBerryn

Për të nxitur prodhimtarinë vendore, qeveria e Argjentinës vendosi të ndaloj importin e telefonave iPhone dhe BlackBerry.

Pajisjet të cilat përbëjnë gati 60 për qind të tregut argjentinas të smartphonëve nuk do të jenë më në dispozicion për blerësit e këtij vendi.

Nëse po e pyesni vetën se përse vetëm këto pajisje, përgjigja është e thjeshtë. Apple dhe RIM nuk kanë uzina prodhuese në Argjentinë për ndryshim nga kompanitë si LG, Nokia, Samsung dhe Motorola.

Për shkak se prodhohen në Argjeninë ndalesa nuk ka të bëjë me këta prodhues. Ndalesa do të anulohet pasi që ekonomia të stabilizohet, porositën nga qeveria.


Disa media kanë transmetuar se Research In Motion po kërkon partner ose ndonjë mënyrë në të cilën do të mund të plasonte telefonat e vet në këtë treg, derisa për momentin nuk ka informata nëse Apple ka nisur hapa të ngjashëm. /Telegrafi/