Site icon Telegrafi

Argjentina merr 57.1 miliardë dollarë hua nga FMN

Argjentina bëhet vendi që merr huanë më të madhe ndonjëherë në historinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), me synimin për të shpëtuar financat e trazuara të vendit dhe bëhet fjalë për plotë 57.1 miliardë dollarë, që do të shpërndahet përgjatë tri viteve të ardhshme.

“Kjo është huaja më e madhe në historinë e FMN-së”, deklaroi shefja e FMN-së, Christine Lagarde, teksa njoftohej marrëveshja përfundimtare për huadhënien në Nju Jork, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Goditet përsëri pesoja argjentinase

Pjesa prej 15 miliardë tashmë është marrë tashmë nga Argjentina, vjen me kushte tejet të forta shtrënguese, përfshi zotimin për deficit zero për vitin 2019.

Argjentina kishte siguruar fillimisht një marrëveshje 50 miliardë dollarëshe pas negociatave të qershorit, kur vendi i Amerikës Jugore po luftonte me krizën e thellë të monedhës vendase dhe inflacionit dyshifror. /Telegrafi/

Exit mobile version