Site icon Telegrafi

Ardhja e Mbappe dhe Endrick do t’ia ulë ndjeshëm minutat, dy klube spanjolle i afrohen Arda Gulerit

Ishte një fillim i vështirë i jetës në Real Madrid për Arda Guler, por në dy muajt e fundit, ai ka ardhur të tregojë vetëm fal paraqitjeve të mira.

Ai kishe disa paraqitje të shkëlqyera ku shënoi katër gola në tre ndeshjet e tij të fundit. Më parë, një huazim në verë ishte një mundësi reale, por tani duket gjithnjë e më pak e mundshme.

Nëse Guler do të largohej në formë huazimi, Real Betis dhe Sevilla janë dy nga klubet e interesuara për ta afruar turkun.

Megjithatë, vetë lojtari do të refuzojë çdo lëvizje gjatë verës, pasi ai dëshiron vetëm të qëndrojë në skuadrën e Carlo Ancelottit.

Mundësitë e Guler mund të kufizohen sezonin e ardhshëm me Kylian Mbappe dhe Endrick Felipe që të dy do të mbërrijnë në Real Madrid gjatë afatit kalimtar.

Lexo po ashtu Xavit të 'mbajë shënime' pasi Arda Guler zbulon trajtimin që po i bën Ancelotti

Pavarësisht kësaj, ai do të luftojë për vendin e tij, pasi këtë e ka bërë në dy muajt e fundit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version