LAJMI I FUNDIT:

Apple, iPhone 6 në mes të shtatorit

Apple, iPhone 6 në mes të shtatorit

Sipas një raporti të ri të publikuar të mërkurën thuhet se Apple është duke planifikuar ta mbajë ngjarjen e saj zyrtare për lansimin e iPhone 6 në mes të muajit shtator, edhe pse më herët, Deutsche Telekom e pati dhënë datën 19 shtator, si ditë kur shitjet e iPhone 6 do të fillojnë në tregje të caktuara.

Në ngjarjen e shumë-pritur nga dhjetëra miliona përdorues dhe fansa të iPhone, pritet të zbulohen më shumë detaje edhe për versionin e ri të sistemit operativ, iOS 8.

Apple pritet që në ngjarjen e saj mediale fillimisht ta prezantojë iPhone 6 me ekranin prej 4.7”, ndërsa ende nuk është konfirmuar nëse edhe fableti i parë i Apple, iPhone 6 me ekranin prej 5.5” do të shfaqet në të njëtin rast.

Dje gjatë ditës, Apple njoftoi se ka shitur 35.2 milionë njësi të iPhone gjatë tremujorit të saj të tretë fiskal, ndërsa drejtorët e Apple thanë se kompania do të shiste edhe më shumë, nëse nuk do të kishte thashetheme se Apple do të dal me produkte të reja, së shpejti. /Telegrafi/