LAJMI I FUNDIT:

Apple, humbet modeli i iPhone 5

Apple, humbet modeli i iPhone 5

Ndërsa të gjithë janë në pritje të iPhone 5, një lajm sa shokues aq edhe qesharak ka përfshirë kompaninë Apple.

Policia së bashku me një grup punonjesish të Apple kanë nisur kërkimet për prototipin e ri, ende të pa publikuar, iPhone 5, i cili i kishte humbur një prej punonjësve të kësaj kompanie në një bar në San Francisco.

Pasi e gjurmuan pajisjen me GPS, policia kontaktoi me personin e dyshur se ka marrë celularin e mençur Sergio Calderon, i cili lejoi policinë të kërkonte në shtëpinë e tij. Por operacioni i kërkimit përfundoi pa sukses. Siç njoftohet kërkimet vazhdojnë.

Ky lajm vjen ndërsa të gjithë fansat e Apple presin nxjerrjen në treg të iPhone 5. Ky është lajmi i parë i sikletshëm për kompaninë Apple, që pas largimit të Steve Jobs si shef ekzekutiv. /Telegrafi/