LAJMI I FUNDIT:

Apple dërgon PC-n në pension?

Apple dërgon PC-n në pension?

Ditë më parë në një konferencë të veçantë për media, Apple ka prezantuar iPad 2. Gjithçka ishte e ngjashme me vitin e kaluar, koha, vendi dhe Steve Jobs në skenë. Megjithatë, retorika e Apple është ndryshuar paksa, kurse ajo që bie në sy është përsëritja se iPad 2 është “pajisje post-PC”.

Si përherë, prezantim i Apple ishte përplot hiperbola, që në disa raste përfshiheshin edhe gënjeshtra. Shembull është fakti që iPad 2 është quajtur si ‘tableta’ e parë me procesor dybërthamor që shitet në sasi të mëdha- gjë që nuk është e vërtetë, pasi edhe Xoom i Motorolas dhe Streak 7 i Dell kanë procesorë dybërthamorë dhe në treg janë përpara iPad 2.

Sidoqoftë, duket se Apple sërish e ka goditur cakun për diçka tjetër, diçka që shumë kompani të harduerëve nuk mund ta kuptojnë. Në vend se të flasë për megapikselë dhe memorie, Apple ka treguar mbulesën e thjeshtë dhe atraktive për iPad-in e ri. Është folur për atë se sa është i hollë iPad 2, dhe jo sa është takti punues i procesorit të tij A5.


Po ashtu, në vend se të flasë për teknologjinë (iPad 2 nuk sjell asgjë revolucionare për teknologjinë), Apple të pranishmëve u ka treguar filma dhe krejt çfarë mund të shfaqë iPad-i. Atë mund ta shfrytëzojnë edhe fëmijët që vuajnë nga autizmi, pleq e të rinj, në të mund të bëhet montazhi i një filmi apo të incizohet kënga personale.

Gjë që e lejon kompaninë Apple të flasë për epokën ‘post-PC’. Duke qenë se nëse në shtëpi keni një iPad dhe një kompjuter personal dhe dëshironi të bëni diçka, zgjidhja juaj e parë do të jetë iPad-i (pasi nuk duhet pritur fillimin e sistemit operativ, nuk ka ndërprerje, as programe antivirusale që ngadalësojnë punën, as nevojë për freskime dhe pengesa të ngjashme). /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

Teknologji
Kush është Javier Olivan, shefi i ri i operacioneve të META?

Kush është Javier Olivan, shefi i ri i operacioneve të META?

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

Teknologji
Kalo në kategori