LAJMI I FUNDIT:

Aplikacioni i Hotmail vjen edhe në Android

Aplikacioni i Hotmail vjen edhe në Android

Përdoruesit e shërbimit të emailit nga Microsoft, Hotmail, me siguri se do të jenë të kënaqur ta dinë se ofruesi i shërbimit të tyre tashmë ka postuar edhe një aplikacion zyrtar për Hotmail në platformën mobile të Google, Android.

Aplikacioni i ri i Hotmail për Android përfshin disa nga funksionet e avancuara, si pranimin e mailave në kohë reale, dhe jo vetëm kaq.

Për më shumë, aplikacioni i Hotmail në Android gjithashtu mundëson edhe sinkronizimin e kontakteve dhe kalendarit tuaj në telefon, bashkë me folderët e veçantë që janë brenda emailit, ndërsa përdoruesit gjithashtu mund edhe të dërgojnë fotografi përmes telefonit të mençur mobil të cilin ata e posedojnë.

Të gjithë ata që duan ta shkarkojnë aplikacionin e ri të Hotmail në telefonat e tyre Android, mund të gjejnë më shumë informata në dyqanin virtual të aplikacioneve të Google, Android Market, ndërsa shkarkimi i këtij aplikacioni ofrohet pa pagesë. / Telegrafi /