Anulohen bisedimet bërthamore SHBA-Iran

Raundi i fundit i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran i planifikuar për nesër në Muscat nuk do të zhvillohet.
Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i administratës amerikane, shkruan skynews.
Megjithatë, zyrtari tha se SHBA "nuk po i mbyll derën diskutimeve të ardhshme".
"Ndërsa nuk do të ketë takim të dielën, ne mbetemi të përkushtuar ndaj bisedimeve dhe shpresojmë që iranianët do të ulen së shpejti në tryezën e bisedimeve", tha zyrtari.
Ndryshe, lajmin se bisedimet nuk do të mbahen e dha edhe ministri i jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi.
“Bisedimet Iran-SHBA të planifikuara të mbahen në Muscat këtë të dielë nuk do të zhvillohen tani. Por diplomacia dhe dialogu mbeten e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme.”
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































